Gazeta Sinjali sot raportoi për një rrahje me grushte dhe shqelma që ndodhi mes nxënësve të shkollës “Hysni Zajmi”, mesditën e sotme, në Gjakovë.
Nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarit që u përfshinë në këtë përleshje përdorën edhe boks të hekurit.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy grupe të nxënësve që grushtojnë e shqelmojnë njëri-tjetrin.
Dyshohet se përleshja mes dy grupeve nisi për shkak të një mosmarrëveshje që dy nga nxënësit kishin pasur mes vete dje.
Ndërkaq, sot pas përfundimit të procesit mësimor, ata vendosën që “t’i qëronin hesapet” para objektit të shkollës.
Policia ia ka thënë Sinjalit se disa nga personat e përfshirë në rrahje kanë ikur nga vendi i ngjarjes kur ka mbërritur Policia dhe për momentin janë në arrati./GazetaSinjali/