image Pamje nga rezidenca 8.5 milionë dollarëshe e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Showbiz/ Pamje nga rezidenca 8.5 milionë dollarëshe e Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

news image

Rezidenca e Justin Bieber në Beverly Hills ka pishinë, kopsht, këndin e lojërave, e shumë tjera.

Ata u kurorëzuan për herë të dytë në një ceremoni në Karolinën e Jugut, ku morën pjesë një numër i madh të ftuarish, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Dhe duket se Justin dhe Hailey Bieber do të fillojnë jetën si të martuar në një shtëpi të re, pasi këngëtari u tregoi 119 milionë ndjekësve të tij në Instagram pamje të saj dhe njoftoi se synon ta shes atë.

Ylli i popit, 25 vjeç dhe gruaja e tij modele, 22 vjeçe, që u zhvendos në shtëpi në korrik të vitit 2019, kanë shfaqur stilin e tyre të çuditshëm në shtëpi.

Këngëtari tha se mendon ta shes shtëpinë e tij në Beverly Hills, ndërsa postoi foto duke u relaksuar në pishinë.

Në shumë pjesë të shtëpisë gjenden elemente nga marka e veshjeve të tij “Drew House”.

Për kafshët e shtëpisë, Justin dhe Hailey i kanë kushtuar një pjesë të shtëpisë atyre. Justin thuhet se ka shpenzuar 35.000 dollarë në dy macet Savannah.

Edhe në banjo ka elemente të markës “Drew House”.

Shtëpia thuhet se është e vitit 1930 sipas “Los Angeles Times”, është 6.132 metra katrorë dhe ka pesë dhoma gjumi, shtatë banjo, kinema, bibliotekë, bar e bodrum vere.

Hailey dhe Justin, të cilët fillimisht u martuan në një ceremoni sekrete në shtator të vitit 2018, organizuan dasmë në Karolinën e Jugut më 30 shtator.

Të pranishëm ishin Ed Sheeran, Kendall dhe Kylie Jenner, Usher dhe Jaden Smith./Gazeta Sinjali/