Treqind mijë persona kanë mbetur të pastrehë si pasojë e shpërthimit që tronditi dje kryqytetin libanez, Bejrutin.
Kështu është bërë e ditur nga guvernatori i Bejrutit, Marwan Aboud, i cili shtoi se kostoja e vlerësuar e shpërthimit është diku midis 3-5 miliardë dollarë, me dëmet që përhapen në gjysmën e qytetit.
Vendi do të mbajë tre ditë zie, duke filluar që nga dita e sotme, tha presidenti Michel Aoun, i cili gjithashtu njoftoi se qeveria do të lëshojë 100 miliardë lira (50.5 milionë euro) fonde të urgjencës.
Mëposhtë mund t’i shihni dëmet që ka shkaktuar shpërthimi. /GazetaSinjali/