Sot në veri të Kosovës janë vendosur edhe dy barrikada të reja, një në Mitrovicë të Veriut dhe një në Zveçan. Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.
Vendosja e barrikadave të reja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se “gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë.”
Pra, barrikadat po shtohen, pavarësisht thirrjeve të BE-së dhe KFOR-it që të hiqen ato që ishin vendosur ditë më parë.
Sinjali ka siguruar pamje nga Mitrovica Veriut, ku shihen disa kamionë të vendosur në mes të rrugës, duke bllokuar kështu sigurinë e lëvizjes.