E moshuara e cila u rrah në qendrën “Orenda” në Pejë, është larguar prej aty.
Familjarët e kanë marrë atë, teksa pamjet e momentit të largimit të saj nga shtëpia ku u rrah nga punonjëset që është dashur të përkujdeseshin për të, janë publikuar.
Nënën për te vetura e ka përcjellë vajza e saj. Ajo, sipas dhëndrit të të moshuarës, ishte në gjendje të rëndë pasi pa pamjet shqetësuese të nënës, teksa mbi të ushtronin dhunë punonjëset e kësaj qendre.