image Pamje nga fillimi i vitit shkollor në Prishtinë

Arsim

Pamje nga fillimi i vitit shkollor në Prishtinë

news image

Pas një pushimi prej disa muajsh, sot në shkollat e Kosovës ka filluar faza e parë e vitit të ri shkollor.

Duke iu përmbajtur rregullave të rekomanduara nga IKSHPK, në qytetin e Prishtinës dhe tërë Kosovën sot ka filluar mësimi dhe nxënësit iu kanë kthyer bankave shkollore.

Gjithashtu, Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Mirëmëngjesi Prishtinë! Kjo e hënë e shtatorit filloi me shumë emocione për të gjithë ne, e veçanërisht për fëmijët që sot po kthehen në bankat shkollore, edhe pse në kushte e rregulla krejt më ndryshe se zakonisht. Andaj nga zemra u urojmë javë të mbarë e plot shëndet!”, ka shkruar Ahmeti.

Më poshtë gjeni pamjet në njërën prej shkollave në Prishtinë. /Gazeta Sinjali/

Image may contain: one or more people, child and outdoor