image Pamje nga djegia e "Super Vives" në Lipjan

Siguri

Pamje nga djegia e “Super Vives” në Lipjan

news image

Një supermarket në Lipjan në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.

Nga ky zjarr nuk raportohet se ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa video ku shihet se në objektin e supermarketit ka tym dhe flakë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/