Një supermarket në Lipjan në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga ky zjarr nuk raportohet se ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar disa video ku shihet se në objektin e supermarketit ka tym dhe flakë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.
Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/