image Pamje nga aksidenti i rëndë në Paravollë, katër të lënduar pas përplasjes së dy veturave

Siguri

Pamje nga aksidenti i rëndë në Paravollë, katër të lënduar pas përplasjes së dy veturave

news image

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Paravollë të komunës së Novobërdës, ku janë përfshirë dy vetura.

Pamje nga vendi i ngjarjes janë dërguar nga lexuesit e Sinjalit, ku shihet se automjetet kanë pësuar dëme materiale pas përplasjes dhe se në zonë është intervenuar nga ekipet emergjente.

Lajmi është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se menjëherë pas raportimit, në vendngjarje kanë dalë njësitet e trafikut rajonal, zjarrfikësit dhe ekipi i ndihmës së parë.

Sipas tij, të lënduarit kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe më pas janë transportuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Ju njoftoj se sot në orën 15:20 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Parallovë, Komuna Novobërdë. Njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga hetimet e para bëhet e ditur se janë përfshirë dy vetura dhe katër persona kanë mbetur të lënduar,” thuhet në konfirmimin e Policisë së Kosovës.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/