Pamjet e kapura me dron tregojnë shkallën e bombardimeve në Mariupol të Ukrainës, ndërkohë që qyteti vijon të jetë në shënjestër nga ushtria ruse.
Qyteti port është pa ushqim, pa drita dhe qytetarët mbeten të bllokuar brenda tij, pa asnjë mundësi për t’u larguar.
Më shumë se 2 mijë e 500 banorë kanë mbetur të vrarë deri më tani në Mariupol, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, më 24 Shkurt.
Zyrtarët e qytetit thonë se nevoja për ushqim, ujë, medikamente dhe elektricitet është shumë e madhe.