Bashkim Jashari sot është emëruar komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së ish-komandantit Rrahman Rama.
Mediat kanë shpërndarë disa pamje, ku shihet se më 29 qershor të vitit 1999, Bashkim Jashari i kishte pritur katër burrat e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamza) Jashari, të cilët jetonin në mërgim, e që u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.