image Momenti kur policët e arrestuar për korrupsion mbërrijnë para Gjykatës

Siguri

Momenti kur policët e arrestuar për korrupsion mbërrijnë para Gjykatës

news image

50 zyrtarët shtetërorë të arrestuar gjatë ditës së djeshme në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prush nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, do të dalin sot para Gjykatës.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të momentit kur policët e arrestuar dhe doganierët sillen me pranga në duar në Gjykatë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tashmë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ku do të mbahet edhe seanca dëgjimore.

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës e paraburgimit ndaj zyrtarëve të arrestuar, pas sigurimit të provave të shumta që konfirmojnë dyshimin e bazuar për përfshirjen e tyre në korrupsion. Sipas Prokurorisë, përveç dyshimit të bazuar, ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ndikimit në procesin e të provuarit.

/GazetaSinjali/