image Pamje ekskluzive të arrestimit në flagrancë të njërit nga mërgimtarët e dyshuar për fajde në Gjilan

Siguri

Pamje ekskluzive të arrestimit në flagrancë të njërit nga mërgimtarët e dyshuar për fajde në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot se si babë e bir nga Gjilani dyshohen se i kanë dhënë pesëdhjetë mijë euro me fajde dhe në vazhdimësi u kanë bërë presion që viktimat të ua paguajnë kamatën prej 20% mujore, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuarit Naim dhe Ariton Sahiti, që dyshohen se me anë të fajdes kanë përvetësuar shumën e parave në vlerë rreth tetëqind mijë euro si dhe automjetet e markave Range Rover, Mercedes dhe Tiguan, në vlerë rreth pesëdhjetë mijë euro.

Ndërkohë Sinjali ka siguruar pamje nga arrestimi i njërit prej tyre, diku në Gjilan.

/GazetaSinjali/