Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Fushë Kosovës ku djali dyshohet se e ka vrarë babain e tij me sëpatë në kokë.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamjet nga shtëpia ku dyshohet se ka ndodhur krimi.
Raportimet e Gazetës Sinjali për krimin e rëndë i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë njoftuar se personi i dyshuar është arrestuar.
“ Më datën 20.07.2020 rreth orës 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njësite policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arritur të arrestojnë një person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur në lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për të sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Viktima ka qenë i moshës 72 vjeçare dhe sipas Policisë, i ndjeri dhe dorasi dyshohet se kanë lidhje familjare.
“Mosha e viktimës është 72 vjeçar, ekziston dyshimi fillestar se viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare”, ka deklaruar Hoxha./Gazeta Sinjali/