Në shtëpinë “It’s my Home” në Kosovë që po pretendohet të funksionojë si shtëpitë e “Big brother” nëpër botë po shfaqen edhe skena dhune, raporton Gazeta Sinjali.
Një ndër rastet që është publikuar në rrjete sociale është një moment kur konkurrentët kanë filluar të debatojnë në mes vete dhe si pasojë e një zënke, njëri nga banorët ka goditur me këpucë konkurrenten nga Prishtina.
Banorja që u sulmua largohet e përlotur dhe dëgjohet duke thënë “s’kam ardhë për me m’rrah këtu”.
@sinjali.official ???? #itsmyhome #kosova ♬ original sound – sinjali.official