image Pamje/Demi futet në një shtëpi në Indi i lëndon katër persona

Botë

Pamje/Demi futet në një shtëpi në Indi i lëndon katër persona

news image

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pasi që një dem u përlesh me një tjetër dhe u fut në një shtëpi dhe iu vërsul burrave që mezi shpëtuan të gjallë.

Ngjarja ka ndodhur në Fazlika të Indisë, ku në rrugë u takuan dy dema dhe filluan të përleshen, njëri prej tyre vendosi të tërhiqej dhe duke ikur u fut në një shtëpi brenda të cilës ishin disa punonjës. E gjithë kjo ishte filmuar nga kamerat e sigurisë.

Kamerat e sigurisë shfaqin momentin e hyrjes së demit dhe burrat që kërkonin shpëtim nga ai, ku një grup arrin t’i shmanget ndërsa grupi tjetër ka pësuar lëndime trupore.

Epilogu i tërë kësaj ngjarje është – katër persona të shtrirë në spital e demi natyrisht se “pas misionit të përfunduar” është larguar.

/GazetaSinjali/