image Pamje brenda shtëpisë ku u vranë dy motrat, rrëfimi rrëqethës i djalit 14-vjeçar në Shqipëri

Shqipëri

Pamje brenda shtëpisë ku u vranë dy motrat, rrëfimi rrëqethës i djalit 14-vjeçar në Shqipëri

news image

Një ngjarje e rëndë tronditi Shqipërinë në vigjilje të vitit 2021 në zonën e Astirit, në Tiranë, kur 59-vjeçari Përparim Ademi vrau bashkëjetuesen motrën e tij Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin.

Ngjarja ndodhi në sytë e djalit 14-vjeçar të Zhanetës dhe Përparimit. Në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria Live”, ai ka treguar me detaje se si ndodhi krimi i rëndë dhe tregon tmerrin që ka përjetuar.

Ai tregon se fillimisht Përparimi ka vrarë mamanë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe tezen, shkruan Top Channel.

Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë. Ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm”, shton më tej 14-vjeçari.

Pjesë nga intervista:

Si ndodhi ngjarja?

Ishte një tmerr i vërtetë munda të shikoja çdo gjë që ndodhi. Ra zilja shkova për të parë te syri dhe shikoj një me kapuç që ishte nipi i tij dhe më pas tezja ime cohet nga tavolina dhe më thotë largohu nga dera, hap derën dhe në moment donte të mbyllte derën por nuk kishte forcë, e ndihmova të mbyllte derën. Ai kishte hyrë brenda, ishte shumë vonë.

Kishte armën, breshëri mamasë time, thjesht i ra në breshëri, gati shumicën i ka ngrënë tezja ime, ndërkohë që mamaja ishte e vdekur pa puls në vend ai vazhdonte të qëllonte, siç e shikoni nga vet faktet, vendi ishte plot me gjak. Ra në tokë e vdekur, gjithashtu edhe tezja ime. Janë flokët e mamasë time që kanë dalë së bashku me kafkën, është pjesë e kafkës së mamasë. Nuk e kontrolloja dot vetën, vrapova drejt frigoriferit. Unë u fsheha te frigoriferi, ai u ul dhe mbajti armën e tij në fyt dhe donte të vriste veten. Mesa duket ka dashur që të trembë mua

A pate ndonjë bashkëbisedim me autorin?

Jo nuk pata, ai ishte gjaknxehtë, nuk kishte emocione në fytyre, thjesht i tmerrshëm, i frikshëm

Shkëmbyen ndonjë fjalë me tezen dhe mamin ?

Ishte thjesht veprim, hyri në derë dhe mbaroi punë.

La armën e zjarrit aty dhe u largua.

Në atë foto ndodhet tezja ime që vdiq dhe mamaja ime, dhe është autori që kreu vrasjen.

/Gazeta Sinjali/