image Palmer: Serbia e mbështet projektin e Mini-Shengenit ballkanik

Rajon

Palmer: Serbia e mbështet projektin e Mini-Shengenit ballkanik

news image

Përfaqësuesi Special i Departamentit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka vlerësuar se diplomatët serb e përkrahin projektin e “Mini-Schengenit” ballkanik, transmeton Gazeta Sinjali.

Në konferencën “E ardhmja e marrëdhënieve SHBA – Serbi dhe politika e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, Palmer tha se SHBA mbështet rrugën evropiane të Serbisë.

“Rruga për në anëtarësimin në BE është e vështirë dhe shpesh duket e pafund. Sidoqoftë, në praktikë është treguar se kur një vend arrin qëllimin e tij, u bëhet e qartë qytetarëve se përfitimet janë më të mëdha se vështirësitë. Unë pres që ky të jetë rasti me Serbinë, dmth kur njerëzit të shohin përfitimet e vërteta të anëtarësimit, ajo mbështetje për rrugën evropiane do të rritet “, tha Palmer, raporton Kosovo Online.

“Përshtypja ime nga bisedimet e fundit me zyrtarët serbë është se në thelb, marrëdhëniet bilaterale midis dy vendeve janë të forta, por që ekziston gjithashtu një vizion i qartë i përbashkët për të ardhmen dhe të ardhmen e Serbisë si një anëtare e BE, me të gjitha fushat që kualifikohen si shtete të forta ekonomikisht”, shtoi tutje ai.

Projekti i Mini-Shengenit është një nga pikat për zbatim, të dalura nga marrëveshja për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, më 14 shtator të vitit të kaluar./Gazeta Sinjali/