Ka mbërritur në Kosovë zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit i SHBA-së, njëherësh Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Takimi i parë i tij ka qenë ai me kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Sinjali.
Haradinaj tashmë ka mbërritur në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, ku ka nisur takimin me Palmerin.
Në orën 13:30 është paraparë që Palmer ta takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Gazeta Sinjali merr vesh nga burime të sigurta se Palmer, përveç takimit të paralajmëruar me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, do ta takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.
Siç mëson Gazeta Sinjali, SHBA përmes Palmerit do të kërkojë nga autoritetet kosovare që të angazhohen për rifillimin e dialogut me Beogradin zyrtar më së largu deri në muajin mars 2020, para fillimit të ciklit të zgjedhjeve në Serbi. /Gazeta Sinjali/