“Kosova të gjejë mekanizma që atë ta themelojë duke respektuar Kushtetutën”, kështu u shpreh zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, kur u pyet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, raporton Gazeta Sinjali.
Matthew Palmer tha se marrëveshja për themelimin e këtij asociacioni është obligim, të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë.
Ai tha për RTV21 se Kosova duhet të gjejë mekanizma që atë ta zbatojë, duke respektuar kushtetutën e saj.
Sa i përket padisë për gjenocid të paralajmëruar nga Kosova kundër Serbisë, Palmer tha se një qasje e tillë nuk do t’i kontribuojë zgjidhjes së problemeve midis dy shteteve./Gazeta Sinjali/