image Palestrat kosovare s'gjejnë qetësi, "Plisat" kapen me Policinë pas ndeshjes në kryeqyet - shkaktohet tollovi

Futboll

Palestrat kosovare s’gjejnë qetësi, “Plisat” kapen me Policinë pas ndeshjes në kryeqyet – shkaktohet tollovi

news image

Palestrat kosovare nuk po arrijnë që të gjejnë qetësi duke pamundësuar që ndeshjet e zhvilluara të basketbollit të luhen normalisht dhe pa ndonjë incident gjatë apo në fund të ndeshjes.

E një i tillë ndodhi edhe sot pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kryeqytet.

Trepça arriti që triumfojë edhe në ndeshjen e dytë, duke fituar me rezultat të ngushtë 86-85.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, tifozëria vendase e njohur si “Plisat” u përplasën me Policinë, duke shkaktuar kështu tollovi pas ndeshjes.

/GazetaSinjaliSport/