image Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive për rezultatin – koha për kompromis dhe institucione stabile

Politikë

Palatova e Zyrës së BE: Urime Kurtit për fitoren dhe partive për rezultatin – koha për kompromis dhe institucione stabile

news image

Eva Palatova, ushtruese e detyrës së shefes së zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka uruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për rezultatin fitues në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ajo në një postim në rrjetin “X”, deklaron se koha është për kompromis dhe formim të institucioneve.

“Përgëzime për Albin Kurtin për fitoren zgjedhore dhe për të gjitha partitë për rezultatet e tyre! Është koha për kompromis dhe për të formuar institucione të qëndrueshme, për të vënë në plan të parë interesin e integrimit evropian të Kosovës dhe për të ofruar rezultate për qytetarët e saj”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/