Së fundmi në media kanë qarkulluar lajme se kinse kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, iu ka konfirmuar akuza nga Gjykata Speciale.
Këto lajme të pavërteta i ka quajtur të ndyra deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.
Ai tha se është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, sepse kreu i AAK-së është mbajtur pa të drejtë i burgosur.
‘Është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, kinse kryetarit të AAK-së z. Haradinajt i është konfirmuar akuza. Haradinaj është mbajtur me vite i burgosur pa të drejtë. Ai ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ka dëshmuar disa herë se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë’, ka shkruar Lekaj në Facebook.
Ai ndër të tjera ka thënë se është e kotë tendenca e Serbisë për të na shqetësuar.
‘Këto tendenca për të na shqetësuar janë të kota. Çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Liria ka emër – UÇK’, ka shkruar Lekaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë i Lekajt:
LUFTA E NDYTË E SERBISË
Turp, turp!
Është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, kinse kryetarit të AAK-së z. Haradinajt i është konfirmuar akuza. Haradinaj është mbajtur me vite i burgosur pa të drejtë. Ai ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ka dëshmuar disa herë se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë.
Këto tendenca për të na shqetësuar janë të kota.
Çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.
Liria ka emër – UÇK