image Pal Lekaj paralajmëron se AAK-ja do ta mbrojë taksën në të gjitha mënyrat

Kosovë

Deklaratë/ Pal Lekaj paralajmëron se AAK-ja do ta mbrojë taksën në të gjitha mënyrat

news image

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka paralajmëruar se partia e tij do ta kundërshtojë me të gjitha mjetet demokratike heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe.

Në Intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se zëvendësimi i kësaj takse me reciprocitet është veprim i pamenduar mirë.

Sipas tij, aplikimi i parimit të reciprocitetit do të jetë një lehtësi për Serbinë.

Ish-ministri Lekaj ka vlerësuar se aplikimi i reciprocitetit në raport me Serbinë dëmton qytetarët e Luginës së Preshevës.