image Pal Lekaj nis pazarin, kërkon votë për asfaltin

Kosovë

Fushatë/ Pal Lekaj nis pazarin, kërkon votë për asfaltin

news image

Dreka e majme me mish e alkool e shtruar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, ka çelur zemrën e pushtetarëve të AAK-së me premtimet e radhës, në kohë të fushatës parazgjedhore.

Mishi belesh i qengjit dhe gicit i shoqëruar me alkool e ka bërë të vetën ashtu sikurse afrimi i zgjedhjeve kur politikanët ngarendin pas votave dhe u kthehen banorëve, pas një periudhe kohore harrese, për ta siguruar jetëgjatësinë në pushtet dhe privilegjet që ofrojnë postet politike.

Lekaj e Gjini duke shfrytëzuar pushtetin që kanë, u kanë premtuar banorëve të fshatit Dol të Gjakovës edhe tri rrugë.  

Siç shihet në foto, në skajin e tavolinës, gjendet një copë letre, që dëshmon për pazarin e kësaj dreke të mbuluar nga mishi.   

Gazeta Sinjali ka siguruar këtë letër ku janë të shkruara tri rrugë, kërkesa të banorëve të fshatit: Rruga Gjergj Bezhi, Rruga e Varrezave dhe rruga në rrafsh te Prek Nikolla.

Disa orë më parë Sinjali raportoi sesi ministri në largim i infrastrukturës, Pal Lekaj, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtorët e drejtorive komunale ia kishin mësyrë këtij fshati për të marr pjesë në një drekë të majme të shtruar nga banorët pa e futur dorën e tyre në xhep.  

E tërë kjo pritje me mish e alkool është bërë për pak asfalt që kishin shtruar me taksat e qytetarëve.

Pushtetarët nga radhët e AAK-së, duke shfrytëzuar të qenët të pushtetshëm dhe duke pasur në dorë menaxhimin e parasë së taksapaguesve, po japin modelin e keq të grykësisë duke abuzuar me xhepin e fshatarëve, për një obligim që e kanë, krijimin e mirëqenies së tyre. /Sinjali/