image Pal Lekaj në udhëtim zyrtar, shtyhet seanca ndaj tij dhe 3 të tjerëve për rastin e 53 milionë eurove

Drejtësi

Pal Lekaj në udhëtim zyrtar, shtyhet seanca ndaj tij dhe 3 të tjerëve për rastin e 53 milionë eurove

news image

Për shkak se ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, është angazhuar në një udhëtim zyrtar për nevoja zyrtare partiake, është shtyrë seanca e paraparë për të premten, në rastin ku ai dhe tre të tjerë akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë rast, së bashku me Lekajn akuzohen edhe Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI.

Mungesën e të akuzuarit Lekaj, e ka arsyetuar mbrojtësi i tij, avokati Musa Damati, i cili e njoftoi gjykatën se i mbrojturi i tij ka dorëzuar dy parashtesa në bazë të së cilave me prova mbështetëse ka arsyetuar dhe ka paralajmërua mungesën e tij në këtë seancë.

“Përmes mbrojtësit të tij ka dorëzuar dy parashtresa atë të datës 08 dhe 15 dhjetor 2022, në bazë të cilës me prova mbështetëse ka arsyetuar dhe ka paralajmëruar mungesën e tij nga kjo seancë dhe atë konform kërkesës së subjektit të tij politik për nevoja zyrtare partiake është angazhuar në udhëtim zyrtar në disa qendra evropiane”, ka thënë avokati Damati.

Andaj, i njëjti ka kërkuar nga ana e gjykatës që bazuar në këto rrethana, këtë fakt ta shqyrtoj në mënyrë objektive dhe të vendos lidhur me shtyrjen e kësaj seance, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, prokurori special Dren Paca ia la gjykatës në diskrecion të vendos.

Andaj me qenë se nuk u plotësuan kushtet për mbajtën e kësaj seance, e njëjta është shtyrë ndërsa seancat e radhës u caktuan më 3, 6 dhe 9 shkurt 2023.

/GazetaSinjali/