image Pal Lekaj: Kur është në pyetje dialogu me Serbinë, nuk e lëmë qeverinë në baltë

Politikë

Pal Lekaj: Kur është në pyetje dialogu me Serbinë, nuk e lëmë qeverinë në baltë

news image

Deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se edhe pse janë në opozitë, kur është në pyetje dialogu me Serbinë, nuk e lënë Qeverinë në baltë.

“Edhe pse jemi opozitë, kur është në pyetje politika e jashtme dhe dialogu me Serbinë nuk e lëmë qeverinë në baltë dhe veprojmë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar Lekaj.

Sa i përket targave, Lekaj tha se e përkrahin Qeverinë që të zbatojë vendimin që ka marrë.

“Kosova nuk është e interesuar që të ketë trazira. Jemi të interesuar që të kemi një marrëveshje përfundimtare që të dy palët të kenë njohje reciproke. Ne si AAK përkrahim reciprocitetin dhe qeverinë që të zbatojë vendimin që ka marrë, pa bërë kompromise të tjera. Pse nuk bëhet presion edhe te pala serbe që Beogradi të jetë i dëgjueshëm?”, ka thënë Lekaj për Abcnews.al

/GazetaSinjali/