image Pal Lekaj kërkon vëmendje më të madhe për komunat

Politikë

Pal Lekaj kërkon vëmendje më të madhe për komunat

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka deklaruar se shumica e komunave kanë shënuar rënie të të hyrave shkaku i pandemisë, transmeton Sinjali.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti II duhet të merr masa në zvogëlimin e dëmeve të cilat janë shkaktuar.

“Niveli lokal është duke u përballur me vështirësi. Nga të dhënat që kemi është se qeveritë lokale kanë rënie të ndjeshme të hyrave dhe kjo është alarm për të gjithë. Pandemia ka krijuar efekte negative në të gjithë vendin. Dhe shteti e ka për obligim të qëndroje afër bujkut afër sektorit privat dhe kategorive tjera”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/