image Pal ​Lekaj: Tendencat e Serbisë janë të kota, çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre

Kosovë

Pal ​Lekaj: Tendencat e Serbisë janë të kota, çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre

news image

Së fundmi në media kanë qarkulluar lajme se kinse kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, iu ka konfirmuar akuza nga Gjykata Speciale.

Këto lajme të pavërteta i ka quajtur të ndyra deputeti nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj.

Ai tha se është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, sepse kreu i AAK-së është mbajtur pa të drejtë i burgosur.

‘Është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, kinse kryetarit të AAK-së z. Haradinajt i është konfirmuar akuza. Haradinaj është mbajtur me vite i burgosur pa të drejtë. Ai ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ka dëshmuar disa herë se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë’, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Ai ndër të tjera ka thënë se është e kotë tendenca e Serbisë për të na shqetësuar.

‘Këto tendenca për të na shqetësuar janë të kota. Çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre. Liria ka emër – UÇK’, ka shkruar Lekaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë i Lekajt:

LUFTA E NDYTË E SERBISË

Turp, turp!

Është për keqardhje kjo propagandë e ndyrë dhe e panevojshme e Serbisë, kinse kryetarit të AAK-së z. Haradinajt i është konfirmuar akuza. Haradinaj është mbajtur me vite i burgosur pa të drejtë. Ai ka mbrojtur luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e ka dëshmuar disa herë se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë.

Këto tendenca për të na shqetësuar janë të kota.

Çlirimtarët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

Liria ka emër – UÇK

/Gazeta Sinjali/