Në kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit, gjashtë mijë deri në shtatë mijë persona do të kalonin çdo ditë.
Por tani me vështirësi mund të gjesh 50 vetë që presin të kalojnë përtej, pasi që masat janë ashpërsuar, ndërsa rojet kufitare në anën pakistaneze thonë se nuk duan që militant të hyjnë në vend, me pretendimin se janë qytetarë.
Në anën tjetër të kufirit patrullojnë luftëtarë talebanë ku pas një bllokade disa ditore që pasoi trazirat në Afganistan, lëvizja e mallrave ka rinisur.
Tani numri i refugjatëve është më i ulët dhe nuk janë vetëm talebanët që po pengojnë vërshimet drejt Pakistanit, por mes dhunës së shtuar në kufij gjatë viteve të fundit, Pakistani ka blinduar veten nga Afganistani, ku Torkham ka qenë pika kryesore e hyrjes për mijëra refugjatë afganë në dekada.
Të gjitha kalimet kufitare janë ndaluar, duke e bërë të pamundur hyrjen e refugjatëve pa lejen e qeverisë.
Qeveria e Islamabadit thotë se ka arritur limitet dhe se nuk mund të pranojë më njerëz të tjerë nga vendi i copëtuar nga lufta pasi që më shumë se 3 milionë refugjatë afganë, shumica e të cilëve të paregjistruar kanë jetuar për dekada në Pakistan.
Barra e refugjatëve duket e destinuar të kalojë përtej fqinjëve, duke e bërë edhe më reale frikën e Evropës për një krizë të ngjashme me atë të 2015-tës.