image "Pakënaqësitë janë thelluar..."/ BIK në Podujevë e konfirmon mbylljen e xhamisë pas rrahjes së mbrëmshme

Sociale

“Pakënaqësitë janë thelluar…”/ BIK në Podujevë e konfirmon mbylljen e xhamisë pas rrahjes së mbrëmshme

news image

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një komunikate, ka reaguar rreth përleshjes që ka ndodhur mbrëmë te xhamia në fshatin Halabak të Podujevës. Ashtu siç raportoi Sinjali, BIK e ka konfirmuar se kjo xhami është mbyllur përkohësisht, derisa të merret një vendim tjetër.

Në komunikatë thuhet se në xhaminë ku ka ndodhur incidenti, kishin lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë banorët e atij fshati.

Sinjali ka raportuar se konfliktet te xhamia e fshatit Halabak të Podujevës veçse janë rritur dhe tashmë kanë eskaluar edhe në dhunë fizike. Një sherr i tillë plasi pasditen e së shtunës dhe motivi lidhet me pakënaqësitë e disa banorëve me imamin e emëruar nga Bashkësia Islame e Kosovës në Podujevë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se tre persona ndodhen në arrati lidhur me këtë rast dhe të njëjtit dyshohet se i sulmuan katër të tjerë, për shkak të pengimit të imamit, Hyzdri Murseli. Sinjali mëson se bëhet fjalë për dy vëllezërit Xhakolli, Avdiu dhe Sabedini, si dhe i dyshuari tjetër Fikri Kosumi, të cilët ndodhen në arrati.

Njoftimi i plotë i komunikatës:

Të nderuar!

Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë është i shqetësuar dhe e dënon incidentin e ndodhur mbrëmë afër xhamisë së fshatit Halabak.

Njoftojmë opinionin publik se ne më parë për atë xhami kishim lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte i pranueshëm për të gjithë banorët e atij fshati.

Tani, kur pakënaqësitë janë thelluar, ne, përkohësisht e kemi mbyllur xhaminë, deri në një vendim tjetër.

Bashkësia Islame tërë angazhimin e saj po e bënë për të ruajtur qetësinë mes banorëve. Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe i qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim i pranueshëm nga të gjithë banorët e fshat

/GazetaSinjali/