image Pakënaqësi rreth punësimeve në KEDS, protestojnë ish-sindikalistët

Sociale

Pakënaqësi rreth punësimeve në KEDS, protestojnë ish-sindikalistët

news image

Federata e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova ka protestuar për largimin nga puna të disa punëtorëve nga KEDS-i, shkruan Gazeta Sinjali.

Protestuesit thanë se gjatë pandemisë janë punësuar 105 persona pa konkurs zyrtar.

“Atëherë si një ish-sindikalist kam ardhur këtu ta shpreh pakënaqësinë rreth punësimit në këtë kompani. Kanë punësuar familjarë. Dua ta shpërfaq arrogancën e tyre rreth punësimit, janë punësuar 105 punëtorë vetëm gjatë pandemisë. Të gjithë janë punësuar në mënyrë të paligjshme”, tha Rashit Gashi. /Gazeta Sinjali/