Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Zveçanit në Kosovë.
Mediat serbe raportojnë se në ceremoninë e sotme, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, do ta pranojë një pllakë dhe çelësin e qytetit të Zveçanit në emër të Vuçiqit.
Para Vuçiqit, nga kjo komunë e Kosovës kështu u nderuan edhe tenisti serb, Novak Gjokoviq si dhe paraardhësi i Petkoviqit dhe aktualisht ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.
Drejtori i të ashtuquajturës zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë. Është paralajmëruar që ai të marrë pjesë në një akademi të organizuar në “Shtëpinë e Kulturës”, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Komunës së Zveçanit.
Ai po ashtu parashihet të zhvillojë takime me disa familje serbe në atë zonë./GazetaSinjali/