image Pak para se masat e reja të hyjnë në fuqi, Zemaj ka një kërkesë për qytetarët

Shëndetësi

Pak para se masat e reja të hyjnë në fuqi, Zemaj ka një kërkesë për qytetarët

news image

Ka mbetur vetëm edhe një orë deri te hyrja në fuqi e masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit të cilat Qeveria e Kosovës i mori dy ditë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes si dhe t’i zbatojnë masat pa përjashtim.

“Në këtë luftë kundër virusit Covid 19, jemi bashkë, me të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, dhe ju, qytetarë të nderuar. Andaj, fitorja jonë kundër virusit fillon nga ju, ruajtja e shëndetit tuaj, të familjes tuaj. Kështu duke e penguar përhapjen e virusit, ju e ndihmoni sistemin tonë shëndetësor, mjekët dhe infermierët, kështu ju ndihmoni shtetin tonë”, ka shkruar ministri në faqen zyrtare në Facebook. /Gazeta Sinjali/