image Pak orë pas paralajmërimit të Trumpit, SHBA-ja kryen sulme ajrore ndaj Iranit

Botë

Pak orë pas paralajmërimit të Trumpit, SHBA-ja kryen sulme ajrore ndaj Iranit

news image

Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë kryer sulme ajrore për natën e dytë radhazi të mërkurën vonë kundër Iranit, vetëm disa orë pasi presidenti Donald Trump e paralajmëroi Teheranin se do të goditej “shumë rëndë”, nëse nuk do të finalizohej një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mbi tremujore.

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, tha në një deklaratë se forcat e saj filluan të kryejnë sulme shtesë “në vetëmbrojtje kundër shumë shënjestrave në Iran, me urdhër të komandantit të përgjithshëm”.

“Sulmet janë përgjigje ndaj agresionit të pajustifikuar dhe të vazhdueshëm të Iranit”, tha ajo.

Disa media iraniane, përfshirë transmetuesin shtetëror IRIB, raportuan për shpërthime të fuqishme në qytete të ndryshme të vendit.

Një ditë më parë, sulmet ajrore amerikane goditën disa shënjestra në Iran si përgjigje ndaj Iranit për rrëzimin e një helikopteri të ushtrisë amerikane në Ngushticën e Hormuzit. Më pas, Irani kreu sulme ndaj bazave amerikane në rajon, në një kundërpërgjigje.

Trump u tha gazetarëve të mërkurën para sulmeve se “ne i goditëm fuqishëm dje dhe do t’i godasim përsëri fuqishëm sot”.

Para sulmeve ajrore, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha në X se vendi i tij do t’i bënte ballë çfarëdo trysnie dhe se kërcënimet e Trumpit ishin shenjë e dëshpërimit të Uashingtonit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/