Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj pak kohë më parë, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
E gjitha kjo u kuptua kur ata e larguan njëri tjetrin nga instagrami dhe poashtu postimet që kishin së bashku.
Arsyeja që ata i dhan fund bashkëjetesës në Tiranë, mësohet se ishte xhelozia , dhe ka qenë Donaldi ai i cili ka marrë valixhet dhe është larguar nga shtëpia ku ata të dy jetonin.
Por si duket, Bora Zemani po e shijon dashurinë e “mashkullit” të jetës, ajo së fundmi postoi disa story të ëmbla me djalin e saj Arborin, teksa ai e mbyt me puthje.