Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është bërë ndërmjetësues për pajtimin e dy familjeve të zyrtarëve të vrarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.
Haradinaj ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, momentin kur dy familjet i shtrijnë njëra-tjetrës dorën e pajtimit, raporton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se ish-kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj, mbetën të vrarë mbrëmjen e 8 shtatorit në Pejë pas një incidenti tragjik.
Ndërsa nga incidenti me armë zjarri, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt.