image "Paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë", Konjufca shkakton të qeshura në kuvend gjatë fjalës së Lekajt

Politikë

“Paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë”, Konjufca shkakton të qeshura në kuvend gjatë fjalës së Lekajt

news image

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në fjalën e tij në seancën e sotme ka thënë se “më duket se kemi devijuar nga debati për çka është thirrur kjo seancë”.

Por, ishte kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i cili shkaktoi të qeshura në sallë duke i thënë Lekajt “paj, veç mos me iu lënë vet hiç për besë”.

Lekaj nuk ia vuri veshin sarkazmës së Konjufcës, duke vazhduar fjalën e tij ku tha se qytetarët tash paguajnë më shtrenjtë vajin, sheqerin e bukën.

Ai tutje tha se pushteti po shet siç i quajti ai, pallavra, të cilat sipas tij, s’i pranojnë qytetarët.

/GazetaSinjali/