Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se agresioni rus kundër Ukrainës ndryshoi mënyrën e të menduarit të Brukselit në lidhje me zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.
Sipas Pahor, ndryshimi është real dhe këtë ai ua komunikoi të gjithë miqve të tij në Ballkanin Perëndimor.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka ndryshuar mënyrën e të menduarit në Bruksel në lidhje me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor. Para agresionit u thashë miqve në rajon që të mos e nënvlerësojnë këtë ndryshim në të menduarit për zgjerimin në Bruksel. Ky ndryshim është real dhe tani ka është një vullnet politik për të ecur përpara me zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Pahor në Forumin 2BS në Budva, Mali i Zi.
Pahor, i cili shprehu gatishmërinë për të pasuar Miroslav Lajçak si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi, tha se status quo-ja në këtë rajon nuk është e mjaftueshme për paqe të qëndrueshme.
“Status quo-ja për Ballkanin Perëndimor nuk është e mjaftueshme për paqe të qëndrueshme, siguri dhe përparim, por do të thotë punë e papërfunduar, veçanërisht nga pikëpamja e zgjerimit të BE-së. Por është mirë që tre nga gjashtë vendet janë tashmë anëtarë të NATO-s”, tha ai.