image Pagat e deputetëve për një muaj i kushtojnë buxhetit 185 mijë euro, kërkohet funksionimi i Kuvendit

Politikë

Pagat e deputetëve për një muaj i kushtojnë buxhetit 185 mijë euro, kërkohet funksionimi i Kuvendit

news image

Pas seancës që u mbajt sot në Kuvendin e Kosovës, ku munguan shumica e deputetëve, ka reaguar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shkruan Gazeta Sinjali.

Pagat e deputetëve i kushtojnë 185 mijë euro buxhetit të Kosovës, thuhet në reagimin e KDI.

Vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova për një muaj kushtojnë 185,000 Euro. Mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetë, për një muaj kushtojnë 30,000 Euro. Pse po mungojnë më shumë se gjysma e deputetëve në seanca? Kuvend që funksionon! Deputetë që nuk mungojnë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Deputetët janë kritikuar edhe më parë se nuk po marrin pjesë në seanca, Kuvendi ka filluar me seanca vetëm para 2 javësh, pasi që deputetët ishin përkushtuar më shumë në zgjedhjet lokale. /GazetaSinjali/