image "Paga ime e parë në Kosovë ishte 150 euro"/  Rashica tregon se tani në Turqi merr mbi 35 mijë euro në javë

Futboll

“Paga ime e parë në Kosovë ishte 150 euro”/  Rashica tregon se tani në Turqi merr mbi 35 mijë euro në javë

news image

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, pak kohë më parë u bë kampion i Turqisë, me skuadrën e Galatasarayt.

Rashica, sot ka qenë i ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka folur për shumëçka, mes tjerash ai ka treguar edhe pagën e parë të cilën e ka pasur si futbollist.

“Në Kosovë 150 euro më duket në muaj, atëherë u kanë, për atëherë u kanë sukses”, u shpreh Rashica.

Ndërkohë, Rashica vetëm gjatë sezonit të kaluar te skuadra turke është paguar mbi 1.8 milionë euro, ose mbi 35 mijë euro në javë.

/GazetaSinjali/