image Pacolli thumbon Haradinajn për shkollimin privat

Kosovë

Pacolli thumbon Haradinajn për shkollimin privat

news image

Fillimit të vitit të ri shkollor dhe përcjelljes së fëmijëve për në bankat shkollore, nuk kanë mundur t’i rrezistojnë as politikanët kosovarë.

Si edhe shumica e qytetarëve të Kosovës as ata nuk janë përmbajtur, dhe në llogaritë ë tyre në rrjetet sociale, kanë publikuar fotografi e shkrime me urimet më të mira për fëmijët e tyre në vitin e ri shkollor.

Paraditen e sotme kryeministri i vendit në detyrë, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Facebook, kishte publikuar fotografi me bashkëshorten e tij Anitën dhe djalin e tyre të madh, Gjinin, i cili kishte nisur mësimin si gjimnazist në njërën nga shkollat e mesme private të vendit, Gjimnazin “Loyola”, i cili konsiderohet nga shkollat më të mira të vendit dhe më të shtrenjtat natyrisht.

Por për dallim nga Haradinaj ish-zëvendësi i tij në qeveri, Behgjet Pacolli, ka treguar, se si ai edhe përkundër pasurisë së madhe që e posedon, ka vendosur fëmijët t’i dërgoj në shkollë publike.

Pacolli në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka thënë se u ka mësuar fëmijëve të tij se të gjithë njerëzit janë njësoj.

“Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilët janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe në shumicën e shkollave të vendit sot ka nisur viti i ri shkollor.