image Pacolli: Sulmi ndaj Gjyshincës ishte i orkestruar

Kosovë

Pacolli: Sulmi ndaj Gjyshincës ishte i orkestruar

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar sërish lidhur me sulmin që pretendon se është kryer ndaj bashkëpartiakut të saj, Gazmend Gjyshnicës, nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala dhe Arben Gashi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Pacollit, e gjithë ngjarja që ndodhi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ishte e orkestruar nga kryetarja e këtij komisioni, Time Kadriaj, deputetët e LDK-së, Kujtim Shala dhe Arben Gashi dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj – Stublla.

“E tëra që ndodhi sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Punë të Jashtme ishte e orkestruar. Kryetarja e Komisionit Time Kadriaj bashkë me deputetët e LDK-së Kujtim Shala dhe Arben Gashi dhe me Meliza Haradinaj ishin të koordinuar që mbledhja e Komisionit të mos zgjatë më shumë se një orë. Arsyetimi ishte që Ministrja ka agjendë të ngarkuar”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pacolli thotë se ajo dhe dy deputetët e tjerë të LVV-së kanë dërguar kërkesë për raportim sepse kishim një mori çështjes të trajtonin me ministres. Por, thotë se janë penguar duke ua kufizuar kohën, duke u ndërhyrë dhe duke ia ndalë mikrofonin.

“Pyetjet tona për anulimin e vendimeve për kthim të ligjshmërisë e për shpikje të pozitave për vëllaun e ministrit Zemaj sipas tyre ishin të panevojshme dhe e cilësonin gjuhë arrogante. Pra ne jemi arrogantë sepse ua shpërfaqim shkeljet, keqpërdorimet e manipulimet e tyre. Kryetarja e Komisionit priste momentin që të ndërpriste mbledhjen e ta shpëtonte ministren nga pyetjet tona”, ka shkruar tutje ajo.

Sidoqoftë, ajo thotë se ministrja nuk kishte agjendë të ngjeshur dhe se ky arsyetim ishte vetëm që të përfundonte mbledhjen dhe ajo të dilte për kafe./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/fitore.pacolli/posts/10221165939030842