image Pacolli përmes një telefonate i tregon Mustafës se e mbështetë mocionin e mosbesimit

Kosovë

Pacolli përmes një telefonate i tregon Mustafës se e mbështetë mocionin e mosbesimit

news image

Aleanca Kosova e Re (AKR), do ta votojë mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Qeverinë Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra për Informim e kësaj partie, ku thuhet se përmes një bisede telefonike kryetari i AKR-së ia ka prezantuar qëndrimin Isa Mustafës, transmeton Gazeta Sinjali.

“Kjo qeveri po e rrëzon veten në kohën më të keqe të mundshme. Vendi ka nevojë për qeveri që iu shërben qytetarëve në këtë kohë krize ku po përballemi me pandemi botërore, e jo për qeveri që merren me kriza artificiale, me njëri- tjetrin.Eksperienca jonë gjatë muajve të fundit në Parlamentin e Kosovës nuk ka qenë fare e mirë. Ka munguar çdo kontakt (edhe human) me partitë qeveritare, (pos disa deputetëve të LDK-së)”, bëhet e ditur ndër të tjera në komunikatë.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë pas një mbledhje të jashtëzakonshme të kryesisë, ka bërë të ditur se do të inicojë mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti. Krejt kjo ndodhi pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme./Gazeta Sinjali/