image Pacolli mbledh ish presidentët e kryeministrat e Shqipërisë për vizitën në Hagë, Jahjaga injoron ftesën

Politikë

Pacolli mbledh ish presidentët e kryeministrat e Shqipërisë për vizitën në Hagë, Jahjaga injoron ftesën

news image

Kryetari i AKR- Behgjet Pacolli gjatë javës së ardhshme bashkë me ish-presidentët dhe ish- kryeministra nga Shqipëria do vizitojnë ish krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur këshilltari i tij, Jetlir Zymberaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku e ka theksuar se ish-presidentja Ahtifete Jahjaga ka injoruar secilën thirrje, madje edhe ftesën përmes letrës.

“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta”, ka shkruar Zyberaj.

Postimi i plotë:

Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre.

Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilën thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës.

Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta.

Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës.

/GazetaSinjali/