image Pacolli: Kosova duhet ta ngrit zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

Kosovë

Pacolli: Kosova duhet ta ngrit zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti

news image

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit nga Gjykata Speciale, shkruan Gazeta Sinjali.

Pacolli ka thënë se Kosova duhet ta ngrit zërin kundër dyshes famëkeqe Del Ponte-Marti, për të gjitha poshtërimet që ia bënë Kosovës dhe popullit te saj.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është e palejueshme që një prokuror të mundohet të përçaj kombin tonë.

“Ku është trafikimi me organe? Ku është shtëpia e verdhë? Këto dy karikatura të dirigjuara dhe të paguara nga njerëzit e Millosheviqit, duhet të përgjigjen për krejt dëmin qe ia sollën Kosovës. Një dëm tjetër, Kosovës po ia sjell edhe kjo gjykatë, akuzat e së cilës si duket jane te bazuara në thashetheme dhe po ashtu të përgatitura dhe të sponsorizuara nga Beogradi”, ka shkruar ndër të tjera Pacolli. /Gazeta Sinjali/