image Pacolli: Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë ishte mik i UÇK-së - Sinjali

Pacolli: Gazetari amerikan që u vra në Ukrainë ishte mik i UÇK-së

news image

Dje gazetari amerikan, Brent Renaud, është vrarë nga sulmet ruse në Irpin të Ukrainës. E për të ndjerin Behgjet Pacolli ka thënë se ka lidhje me Kosovën.

Në një postim në Facebook, Pacolli ka thënë se Renaud ishte “mik i UÇK-së” pasi ai kishte raportuar edhe në luftën e fundit në Kosovë.

Pacolli nëpërmjet një cicërime në Twitter ka treguar se Renaud e donte shumë vendin tonë.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Brend Renaud dhe kolegëve të tij. Brent ka punuar në Kosovë dhe ishte i dashuruar me këtë vend. Ai e quajti vetën “mik të UÇK-së” pasi ishte mik i një Kosove të lirë. Prehu në paqe”, shkroi Pacolli.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin