Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli thotë se sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme ishte ftuar nga amerikanët të merrte pjesë në takimin e “Ballkanit të Hapur” në Ohër, por që kryeministri Ramush Haradinaj nuk e kishte lejuar të bënte një gjë të tillë.
“Sa kam qenë Ministër i Punëve të Jashtme unë kam pasur një kërkesë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjegjësisht Ambasadës Amerikane që gjithsesi të shkoj e të marrë pjesë në takimin që ka qenë në Ohër”, shpjegon Pacolli.
“Drejtpërsëdrejti nga Ambasadori kam pas kërkesë”, tha Pacolli në t7.
“Unë kam filluar të përgatitem dhe e kam thirr shoferin me u nis. Telefonova kryeministrin (Rammush Haradinaj) dhe ai më propozojë të mos shkojë. Më tha: “Mos shko sepse t’i nuk i di edhe disa gjëra tjera.” Do të doja shumë t’i dija këto gjëra”, thotë Pacolli.
“Unë ndalem dhe e thërras ambasadorin dhe i them se s’mund të shkojë. Ambasadori më tha se po gaboja dhe se “e rregullojmë me kryeministrin””, shpjegoi Pacolli.
“Më vjen keq që s’kam tentuar me bind kryeministrin që të marrë pjesë”, shtoi ai.