image Pacientja nga autoambulanca nxirret me karrige të plastikës

Kosovë

QKUK/ Pacientja nga autoambulanca nxirret me karrige të plastikës

news image

Një grua e moshuar gjatë ditës së sotme është sjellë me autoambulancë në QKUK, por futja e saj brenda në repartin e Neurologjisë është bërë përmes një karriges plastike.

Në kushte normale kjo do të duhet të bëhej me karrocë lëvizëse ose shtrat lëvizës e jo në karrige të plastikës.

Siç duket pacientja nga shtëpia deri tek reparti i Neurologjisë është sjellë në atë karrige dhe me të është transportuar që nga oborri i QKUK-së deri në shtratin e spitalit.

Një sinjalizues ka dërguar një video ku shihet se gruaja e moshuar nxirret nga autoambulanca me ndihmen e tre personave për t’u futur në repartin e Neurologjisë, e ulur në karrige të plastikës./Gazeta Sinjali/