image Pacientëve me radioterapi u ndërpriten shërbimet në Onkologji, klinikën e merr uji

Shëndetësi

Pacientëve me radioterapi u ndërpriten shërbimet në Onkologji, klinikën e merr uji

news image

Pacientët e planifikuar për radioterapi nuk mund ta marrin këtë shërbim në Klinikën e Onkologjisë në Prishtinë, njoftoi të mërkurën Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Kjo për shkak të reshjeve të shumta atmosferike, të cilat kanë depërtuar në bodrumin e kësaj klinike, duke e bërë kështu të dal jashtë funksionit gjithë aparaturën e radioterapisë.

Ekipet e Klinikës së Onkologjisë, bashkë me sektorin teknik dhe atë të pajisjeve mjekësore të SHSKUK-së, kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme duke shkyçur nga puna aparaturën e radioterapisë, me qëllim të parandalimit të pasojave të pa paparashikueshme”, thuhet në njoftim.

Klinika e Onkologjisë pas vërshimeve. Prishtinë, 6 korrik 2022.

Sipas SHSKUK -së, në ndihmë kanë ardhur edhe ekipi zjarrfikësve dhe shërbimeve komunale të cilët kanë asistuar gjatë gjithë kohës.

Apratura e Radioterapisë për momentin është jashtë funksionit, kurse shërbimet e tjera në Klinikën e Onkologjisë po ofrohen normalisht”, thuhet më tej në njoftim.

/GazetaSinjali/